CRUST është kompani vendore që mban recetë sekrete të brumit, me të cilin prodhon produkte të ndryshme ushqimore. Kryesisht produkte të ushqimeve italiane, me theks të veçantë lloje të ndryshme të picës.

Aktualisht punëson 18 punëtor dhe aplikon qeverisje korporative.

Instrumenti: Borxh
Shuma: 100,000 euro
Kthimi: Principal
Interesi vjetor: 4%
Garancia: Hipotekë

TË PËRGJITHSHME

CRUST është kompani vendore që mban recetë sekrete të brumit, me të cilin prodhon produkte të ndryshme ushqimore. Kryesisht produkte të ushqimeve italiane, me theks të veçantë lloje të ndryshme të picës. Aktualisht punëson 18 punëtor dhe aplikon qeverisje korporative.

Në kontekstin ekonomik, CRUST ka për qëllim zgjerimin në gjithë Kosovën, për të vazhduar më tutje edhe në shtetet e rajonit e përtej.

VIZIONI

Të jetë vend i pleasure and leisure për grup mosha të ndryshme dhe klientelë me integritet.

MISIONI

Të ofrojë pije dhe produkte ushqimore me cilësi të lartë dhe shije unike. Të ofrojë shërbim të shpejtë dhe pritje të ngroht për mysafirë.

Personeli

CRUST është themeluar nga Ekrem Tahiri, ndërmarrës i suksesshëm në shumë kompani.

Gjithësejt numëron 18 punonjës, me marrëdhënie të rregullt pune.

CRUST ka një numër të vogël të qarkullimit të punonjësve. Të gjithë të punësuarit e CRUST janë të trajnuar për punën që bëjnë, bartin vlera të larta njerëzore dhe punën e bëjnë me qejf.

QËLLIMI I INVESTIMIT

CRUST ka zgjeruar hapësirat dhe ofertën në anën tjetër. Krahas kësaj, synon ta renovojë hapësirën qendrore dhe kopshtin. Me këtë do të shtojë hapësirat edhe për 300m² e rrjedhimisht performancën vjetore për 20%. Në katin e dytë do të ofrojë salla për trajnim, tryeza pune, konferenca dhe aktivitete të ngjashme. Kjo i mundëson kompanisë CRUST të krijojë pako atraktive dhe ta zgjerojë konkurrueshmërinë e vetë edhe në një dimension tjetër.

SHUMA E INVESTIMIT DHE SIGURIA

Sipas arkitektëve të CRUST, totali i shumës së investimit është 87,560.48 euro. CRUST pranon një devijim maksimal prej 10% të shumës së investimit, veçanërisht për shkak të inflacionit dhe rreziqeve që mund të vinë nga limitet e tregut të punës. Ndërsa, si shpërblim për kryerjen e shpejt dhe cilësore të punës, ka vendosur që punëkryesit t’i shpërblej me 3,000 euro.

Totali i shumës së huasë që CRUST kërkon është 100,000 euro, me afat kthimi prej 24 muaj. Në shkëmbim të kësaj CRUST ofron 4% në vit, respektivisht 8% për dy (2) vjet. përfshi tatimin në burim.

Garanci për kthimin e huas në kohë CRUST ofron 10 ari tokë në Lagjen e Gjelbër, në Prishtinë. Kjo tokë ka vlerën 150,000 eurove. Ndërsa vlera e shitjes së shpejtë, është jo më pak se 125,000 euro. Çmimet janë të bazuara në metodën krahasimore me transaksionet që kanë ndodhur në vendin e njëjtë.

Prona është pa ngarkesa dhe është vlerësuar nga vlerësues të liçencuar.

CRUST konform nenit 245 të Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve është i obliguar ta kthejë detyrimin tek kreditori. Nëse kjo nuk ndodh, sipas afatit të paracaktuar, atëherë konform Ligjit nr. 03/L-154 Për pronësinë dhe të drejtat tjera sendore, Ligjit nr. 2002/4 – Ligji për Hipotekat dhe Marrëveshjen për hipoteken dhe Marrëveshjes bazë, draftin e së cilës e gjeni këtu, Huadhënësi apo Kreditori e fiton të drejtën mbi paluajtshmërinë e lënë peng.

TË DHËNAT FINANCIARE

CRUST është një kompani e sigurt, në të gjitha dimensionet e saj. Udhëheqet nga njerëz me përvojë të suksesshme në ndërmarrësi dhe të matur për nga karakteri. Të dhënat financiare i prezantohen investitorëve të kualifikuar, pas nënshkrimit të NDA.

RREZIQET

Huadhënia ndaj CRUST nuk përbën asnjë rrezik për investitorët. Kjo, sepse:

  • Nuk bëhet disbursimi i fondeve para se të nënshkruhet kontrata te noteri dhe prona të vendoset Hipotekë.
  • Huaja mbulohet me pronë të paluajtshme, me vlerë prej 150% e vlerës së huasë.
  • Prona gjendet në lokacion atraktiv dhe kërkesa për hapësirë të tillë është në rritje të vazhdueshe.

Nga sa më sipër, nëse CRUST nuk e kthen huanë brenda periudhës së marrëveshjes, atëherë huadhënësit e fitojnë të drejtën e shitjes së pronës

BAZA LIGJORE

CRUST këtë kërkesë e shtron në harmoni të plotë me legjislacionin në fuqi. Më saktësisht konform:

  • Paragrafit 1.2 të nenit 78 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare, numër. 06/L-016,
  • Neni 385 dhe Pjesa VI e Ligjit për Marrëdhëniet e Detyrimeve – Kontrata për huanë
  • Ligji për Noterinë
  • Ligji për Regjistrimin e Pengut
  • Ligji për Regjistrimin e Hipotekës

Në rast se CRUST ka kryer ose kryen ndonjë vepër që bie në kuadër të Kodit Penal të Kosovës, personeli zotohet se do t’i përgjigjet me kërkesë të parë.

Apliko për investim